Politika 24 March 2026, 20:32 Nga VNA

Vazhdon të rritet numri i armiqve të brendshëm në parti. Flamur Noka gjen dy “tradhtarë” të rinj në PD-në e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Vazhdon të rritet numri i armiqve të brendshëm në parti.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka dalë me një sqarim publik për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i Partia Demokratike në Bashkinë e Durrësit, duke deklaruar se vendimi është marrë me kërkesë të degës lokale të partisë.

Në reagimin e tij, Noka thekson se “dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, e cila e kishte depozituar këtë kërkesë kohë më parë”.

Sipas tij, njëri prej tyre, Arlind Boshku, “është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025”. Por në deklaratën e Nokës nuk renditet asnjë fakt konkret për këtë akuzë. Thjesht zoti Noka e ka vërtetuar siç di ai.

Këshilltari tjetër, Dritan Burgija, sipas Nokës, “ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe, sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ka punuar për PS”.

Por këtu lind një pyetje e thjeshtë: mos ndoshta zoti Noka nuk e di se përfitimet personale në politikë janë një fenomen jo kaq i panjohur për Partinë Demokratike?

Mjafton të shohësh bizneset e deputetëve apo familjarëve të tyre për të kuptuar se këto vite nuk kanë qenë edhe aq të vështira në “regjimin” e Edi Rama. Lejet e ndërtimit të familjes Sali Berisha apo të ndonjë deputeteje anglishtfolëse janë një kujtesë e mjaftueshme se biznesi (sidomos ai ndërtimit) nuk ka qenë edhe aq në hall.

Por duket se ka një rregull të pashkruar: përfitimet nuk janë problem kur mbeten në duart e kryesisë së madhe. Problemi lind vetëm kur ndonjë demokrat i thjeshtë tenton të përfitojë diçka nga pushteti lokal. Në atë moment ai shpallet menjëherë armik i brendshëm.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme