Politika 30 September 2025, 15:36 Nga VNA

Vali Bizhga largohet nga kryeministria, zëvendësohet nga shefja e kabinetit të Olta Zaçaj

Ndaje në Whatsapp
Vali Bizhga largohet nga kryeministria, zëvendësohet nga shefja e

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen pas shumë vitesh në këtë detyrë. Zonja Bizhga ka qëndruar pranë administratës së Edi Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa është konsideruar krahu i djathtë i kryeministrit.

Zonja Bizhga ka kaluar dhe probleme me shëndetin, çka duket të jetë edhe arsyeja e dorëheqjes. Surpriza lidhet me zëvendësuesen e saj, që është sërish një grua. Quhet Vilma Premti dhe deri para dy ditësh ka qenë shefe e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Pas dorëheqjes, burime të VNA bëjnë me dije se ajo pritet të zëvendësojë Vali Bizhgën në funksionin e saj si shefe e kabinetit të kryeministrit. Edhe pse në dukje në një luftë të ftohtë – Zaçaj në largim e sipër dhe Rama në kulmin e pushtetit – duket se i kanë ulur armët dhe kanë gjetur paqen me transferimin e stafeve. Çka të bën të kuptosh se sa e pavarur ka qenë shefja e Gjykatës Kushtetuese nga shefi i qeverisë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme