Politika 20 February 2026, 17:15 Nga VNA

“Urime opozitës për suksesin e kryeministrit në Gaza” – ironia e Artan Fugës për votën që u kthye në mbështetje

Ndaje në Whatsapp
“Urime opozitës për suksesin e kryeministrit në Gaza”

Artan Fuga ka reaguar me ironi pas deklarimit se kryeministri në takimin e “Bordit për Gazën” shkoi edhe me mbështetjen e opozitës, duke e përdorur votën e saj si shenjë konsensusi. Me tone sarkastike, ai e cilëson këtë si një “sukses” të opozitës në arenën ndërkombëtare, duke vënë në pikëpyetje rolin e saj dhe mënyrën si përdoret vota në politikën e jashtme.

Reagimi i plotë i Fugës:

Urime deputetëve të opozitës për suksesin e kryeministrit në takimin e bordit për Gazën, sepse sikurse e theksoi ai atje shkonte edhe me mbështetjen e opozitës, votën e saj!

Jemi krenar që trupat tona do të mbajnë rendin në Palestinë dhe Gaza, sepse jemi vende me popullsi myslimane, kuptohemi mirë me njeri tjetrin, ata dhe ne shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë!

Pse kush do të përplaset atje me ata që ngrenë krye?
Ndonjë bullgar, polak apo bullgar?
Jo! Nuk bëhet fjalë.
Aq më tepër që ne jemi mësuar ta mbajmë mirë rendin!
Kishte kohë që opozita nuk kishte pasur një sukses kaq të dukshëm në arenën ndërkombëtare!

Urime të sinqerta!

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme