Politika 30 January 2026, 11:05 Nga VNA

“Ulu, ka radhë dhe edukatë”, Rama debaton me fermerin në takim

Ndaje në Whatsapp
“Ulu, ka radhë dhe edukatë”, Rama debaton me fermerin

Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Divjakë, duke ngritur shqetësime për situatën e fermerëve, të cilët i cilësoi si shtresa më e pambrojtur e shoqërisë.

Ndërhyrja e tij solli reagimin e kryeministrit, i cili kërkoi që qytetari të ulej dhe të respektonte radhën e fjalës, duke theksuar se takimi kishte rregulla dhe se nuk mund të flisnin disa persona njëkohësisht.

Rama: Nga e kupton këtë ti?
Fermeri: Një minutë, jam fermer!
Tentojnë që të mos flasë.
Fermeri: Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.
Rama: Unë politikë bëj, se mohoj. Të lutem, te lutem!
Fermeri: Kam respekt, por ne e marrim mallin….
Rama: Mua njeri nuk më imponohet me forcë. Ti nuk do e marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu, ulu! Uaa. Sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor
Do mbaj familjen, nuk mbahet me fjalë. Jemi në hall
Rama: ka 500 veta këtu. Sikur të çoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, do të bëhej këtu…Unë s’të dëgjoj dot se do iki. Por ajo që the është e pamundur. Nuk ekziston në një ekonomik të hapur mbyllja e kufijve të produkteve se do ti. Edhe një herë tjetër, edhe përpara se të marrësh përsipër që të akuzosh se ky kështu apo ashtu…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare 2026, ku theksoi se sektori i bujqësisë pritet të përfitojë më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se buxheti i shtetit për bujqësinë mund të arrijë deri në 1 miliard euro, nëse do të jetë e nevojshme, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij sektori për ekonominë e vendit. Ai bëri të ditur se aktualisht janë vënë në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë, ndërsa u bëri thirrje fermerëve që t’i shfrytëzojnë këto fonde dhe të aplikojnë për kredi përmes sistemit bankar. Kryeministri kërkoi gjithashtu angazhim më të madh nga pushteti vendor, duke i porositur kryetarët e bashkive që të jenë më aktivë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me fermerët dhe bujqit në zbatimin e skemave mbështetëse.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme