Politika 19 Nëntor 2025, 11:14 Nga VNA

Çudia/ Rama “shqetësohet” pse Britania planifikon të kthejë shqiptarët që janë larguar masivisht gjatë qeverisjes së tij!

Ndaje në Whatsapp

Çudia/ Rama “shqetësohet” pse Britania planifikon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra, dhe paksa të çuditshme, ndaj deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, e cila njoftoi rregullat e reja për të përfitur qëndrimin në Britani dhe nisjen e kthimit të rreth 700 familjeve shqiptare që nuk kanë fituar të drejtën e azilit.

Rama, i cili prej dy vitesh mburret me “marrëveshjen model” me Londrën për frenimin e emigracionit të paligjshëm, këtë herë u ndje i zhgënjyer sepse britanikët po i kthejnë në shtëpi pikërisht ata që kanë shkuar ilegalisht.

“Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar duke përmendur ‘700 familje shqiptare’ si justifikim për rifillimin e kthimeve”, shkruan Rama.

Në reagimin e tij në “X”, kryeministri kritikon ministren laburiste në Britani duke e akuzuar se po bie pre e “retorikës së së djathtës ekstreme”, pasi guxoi të përmendte 700 shqiptarë që jetojnë me strehim të paguar nga taksapaguesit britanikë.

Në fakt shqetësimi i kryeministrit i Ramës është i pavend, pasi Britania thjesht po deklaron atë që e gjithë logjika e azilit thotë, nëse nuk e merr azilin kthehesh në vendin tënd. Por për Ramën, kjo qenka një goditje e rëndë për “kontributin” e shqiptarëve në ekonominë britanike dhe për partneritetin Londër–Tiranë.

Kryeministri i kujton britanikëve me krenari se, falë bashkëpunimit të tyre, shqiptarët pothuajse nuk arrijnë më ilegalisht me gomone, sikur kjo t’i jepte Britanisë detyrimin moral t’i mbante edhe ata që kanë aplikuar pa të drejtë për azil.

Dhe sigurisht, Rama nuk e humbi rastin të kujtonte se shqiptarët janë “kontribues neto”. Pra, ndër të tjra kryeministri ka halllin se me kthimin e shqiptarëve që kanë hyrë ilegalisht, është në dëm të ekonomisë britanike!

“Shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike, dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë, është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie”, thuhet në reagimin e Ramës.

A është vërtet fyerje për Shqipërinë që një vend i huaj shqetësohet për emigrantët e paligjshëm, qofshin dhe ata shqiptarë dhe ndërton politika për të luftuar këtë fenomen?

Apo është fyrje kur ato 700 shqiptarë janë pjesë e mijëra të tjerëve që për shkak të politikave të dështuara të qeverisjes së Ramës dhe pamundësive ekonomike, i ka detyruar të largohen n ga sytë këmbët drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë.

Para se të shqetësohet për deklaratat e ministres britanike, kryeministri duhet të mendojë pse Shqipëria po zbrazet? Kjo do ishte më e logjikshme.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme