Politika 17 September 2025, 19:49 Nga VNA

U regjistrua si deputete e pavarur, reagon Mesila Doda: Duhej të kishte një grup i përbashkët opozitar

Ndaje në Whatsapp
U regjistrua si deputete e pavarur, reagon Mesila Doda: Duhej të kishte

Deputetja Mesila Doda ka reaguar pas lajmit se ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë prej grupeve parlamentare të opozitës, por të qëndrojë si e pavarur.

Doda shprehet kundër ndarjes në tre grupe parlamentare, ndërsa thotë se do vazhdojë të mbajë kauzat e opozitës dhe PDIU.

“Une jam deputete e opozitës dhe PDIU. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do vazhdoj të mbaj kauzat e Opozitës dhe të PDIU. Nuk ka një grup të përbashket opozitar siç ishte ne zgjedhje ku do ishte normale të ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda.

Mesila Doda garoi në zgjedhjet parlamentare nën siglën e PDIU-së së Shpëtim Idrizit dhe siguroi mandatin e deputetit nga lista e mbyllur e Partisë Demokratike në Tiranë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme