Politika 15 October 2025, 14:39 Nga VNA

U përfol se do fillonte punë në kryeministri, ish-shefja e kabinetit të Holta Zaçajt i rikthehet bashkëpunimit me Elisa Spiropalin

Ndaje në Whatsapp
U përfol se do fillonte punë në kryeministri, ish-shefja e

Pak ditë pasi VNA raportoi se Vilma Premti pritej të zëvendësonte Vali Bizhgën si shefe kabineti e kryeministrit Edi Rama, zhvillimet kanë marrë një tjetër drejtim. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nuk dihen ende arsyet e ndryshimit të beftë, ndërsa përflitet për një refuzim që Edi Rama i bëri propozimit të Vali Bizhgës për t’i lënë Vilma Premtin në pozicionin e shefes së kabinetit.

Megjithatë Premti nuk ka ngelur pa post duke iu bashkuar sërish shefes të saj të dikurshme, Elisa Spiropali, tashmë në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kujtojmë që më herët Vilma Premti ishte shefe kabineti e Elisa Spiropalit. Më pas shërbeu si shefe kabineti e Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Vali Bizhga vijon të mbajë pozicionin e saj si drejtoreshë kabineti e kryeministrit, pavarësisht thashethemeve për një dorëheqje të mundshme që qarkulluan disa javë më parë. Bizhga është një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Ramës, me një karrierë të gjatë në administratë që nga koha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. E njohur për profilin e saj të ulët publik, ajo cilësohet si një nga figurat kyçe të stafit të tij të ngushtë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme