Politika 23 December 2025, 13:26 Nga VNA

"Turp"/ Erion Brace sulmon Evis Salën për mungesën e qendrës shëndetësore në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
"Turp"/ Erion Brace sulmon Evis Salën për mungesën e

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Brace, ka sulmuar Ministrinë e Shëndetësisë për situatën e rënduar në shërbimin shëndetësor të zonës që përfshin Pallatin me Shigjeta deri te Ura e ish-NSHRAK.

Në një postim në Facebook, Brace shkruan se më shumë se 16 mijë banorë janë pa qendër shëndetësore dhe denoncon vonesat në rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini. Sipas tij, gjatë tre muajve të fundit nuk është bërë asgjë, përveç ndryshimit të një njoftimi në derë dhe qëndron se qendra do të rikonstruktohet, ndonëse gjendet në katin e parë të një pallati.

Deputeti vë theksin tek problemet e të moshuarve dhe pacientëve me sëmundje kronike, të cilëve u është vështirësuar aksesi në kujdesin shëndetësor. Ai thekson se mund të ishte gjetur një ambient tjetër për qendrën shëndetësore, por kjo nuk është bërë.

Postimi

TIRANA/5✋sa

IKEN TRE MUAJ, JEMI TEK I KATERTI;
A I VJEN TURP NDOKUJT NE MINISTRINE E SHENDETESISE?

Mbi 16 MIJE BANORE TE ZONES NGA PALLATI ME SHIGJETA DERI TEK URA E ISH NSHRAK, JANE PA QENDER SHENDETESORE!

Ne tre muaj njk ndodhi asgje ne qendren Shendetesore ne rrugen Irfan Tomini; u ndryshua vec njoftimi ne dere dhe u be i reme; tani thuhet qe do rikonstruktojne godinen kur GODINA ESHTE PALLAT DHE QENDRA SHENDETESORE ESHTE NE KATIN E PARE TE PALLATIT!

Nderkohe mijera njerezve-mes tyre te moshuar te semure kronike 60, 65, 70, 75, 80 e me shume vjec, U ESHTE VESHTIRESUAR AKSESI NE KUJDESIN SHENDETESOR;
Ne fakt une shoh qe u eshte mohuar fare sa kohe nuk mberrijne dot ne katin e pare te nje pallati tek shkolla Vasil Shanto!

TANI, UNE BESOJ SE DUHET TE NA VIJE TURP E DUHET TU VIJE PERGJEGJESVE TURP;
Ne tre muaj mund te kishin gjetur nje ambjent tjeter ne IRFAN TOMINI, por as kjo nuk eshte bere!

SINQERISHT TURP!
SA TURP!

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme