Politika 4 September 2025, 13:12 Nga VNA

Tryeza për kodin e ri penal, Manja nuk fton institucionet e drejtësisë: Janë në konflikt interesi!

Ndaje në Whatsapp
Tryeza për kodin e ri penal, Manja nuk fton institucionet e

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, organizoi sot një tryezë diskutimi për draftin e ri penal. Por, përveç hartuesit të draftit, Arben Rakipit dhe disa ekspertëve të tjerë, në tryezë munguan përfaqësues të SPAK-ut dhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

Manja e justifikoi mungesën e tyre duke thënë se janë në “konflikt interesi”. Ky arsyetim ngre pikëpyetje nëse ministri nuk e kupton nocionin e konfliktit të interesit, apo nëse qëllimi i qeverisë është të mbajë larg përfaqësuesit e drejtësisë që shpesh nuk përputhen me interesat e saj.

Në fakt, ndryshimet në Kodin Penal lidhen drejtpërdrejt me punën e institucioneve të drejtësisë, të cilat do të duhet t’i zbatojnë çdo ditë. Kush më mirë se ata e di se ku çalon kodi aktual dhe ku duhet përmirësuar?

Pavarësisht kësaj, ministri tha se ka kërkuar mendim nga ekspertë italianë, ndërsa vendasi që njohin më mirë terrenin janë lënë jashtë.

“Drafti i është dërguar edhe disa ekspertëve italianë. Në mes të shtatorit dhe deri në fund të vitit ky draft do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik, me 25 tryeza konsultimi, duke përfshirë edhe aspekte të veçanta të Kodit Penal,” deklaroi Manja.

Mesa duket, kritikat e institucioneve shqiptare të drejtësisë për projektin nuk janë pritur mirë as nga ministri dhe as nga shefi i tij. Zgjidhja e gjetur duket të jetë përjashtimi i atyre që do të zbatojnë ligjin në praktikë, në mënyrë që drafti të kalojë pa pengesa, pavarësisht se disa dispozita të tij janë konsideruar absurde.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme