Politika 4 January 2026, 18:33 Nga VNA

Trump publikon statistikat e ndihmës sociale: mbi 41% e familjeve shqiptare në SHBA përfituese

Ndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social të dhëna zyrtare mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, ku thuhet se 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA marrin asistencë sociale nga shteti amerikan.

Sipas listës së shpërndarë nga Trump, të dhënat përfshijnë familje emigrante nga vende të ndryshme dhe nivelin e përfitimit të ndihmës sociale për secilin shtet origjine. Në këtë renditje, Shqipëria rezulton me një përqindje mbi pragun 40%, ndërsa Kosova shënohet me një nivel edhe më të lartë, rreth 46% të familjeve përfituese.

Trump publikon statistikat e ndihmës sociale: mbi 41% e familjeve shqiptare

Tabelat janë pjesë e një renditjeje të titulluar “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, e cila paraqet përqindjen e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria renditet pranë vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami, me një përqindje më të ulët se disa shtete të tjera, por gjithsesi të konsiderueshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme