Politika 19 September 2025, 13:48 Nga VNA

Tritoli në banesën e deputetit të PD/ Berisha dhe Mziu në deklaratë për mediat: Edi Rama do mbajë përgjegjësi

Ndaje në Whatsapp
Tritoli në banesën e deputetit të PD/ Berisha dhe Mziu në

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se vendosja e tritolit në banesën e Xhelal Mziut kishte për synim për t’i mbyllur gojën deputetit të PD-së, duke theksuar se sulmi u krye nga banditë shtetërorë.

Në një deklaratë së bashku me deputetin e PD, Berisha u shpreh se Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale. mKryedemokrati theksoi se masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe në zonën përreth.

“Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale”, deklaroi ai.

Ndërsa deputeti demokrat Xhelal Mziu e ka cilësuar si një akt hakmarrjeje politike shpërthimin me eksploziv të ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën e tij në Kodër-Kamëz.

Mziu u shpreh se ngjarja nuk është rastësore dhe sipas tij përfaqëson një sinjal të qartë nga qeveria, për të frikësuar dhe goditur zërat opozitarë. Ai theksoi se nuk ka konflikte personale, borxhe apo çështje të hapura, duke përjashtuar çdo motiv tjetër përveç politikës.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme