Politika 28 March 2026, 14:26 Nga VNA

Tre emrat për kryepolicin e ri: Rama vendos mes Vocajt, Panganikës dhe Hitajt

Ndaje në Whatsapp
Tre emrat për kryepolicin e ri: Rama vendos mes Vocajt, Panganikës dhe

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duket se ka hyrë në fazën përfundimtare. Tre emrat që kryesojnë listën janë Tonin Vocaj, Lorenc Panganika dhe Skënder Hitaj, të cilët janë klasifikuar të parët në procesin e përzgjedhjes.

Sipas raportimeve, lista me tre kandidatët kryesorë i është dërguar kryeministrit Edi Rama nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Tashmë vendimi përfundimtar është në dorën e kreut të qeverisë, i cili do të zgjedhë se cili prej tyre do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

Vendimi pritet të merret brenda javës, duke i dhënë fund një gare ku morën pjesë gjithsej 14 kandidatë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend.

Sipas specialistëve të policisë, të tre emrat konsiderohen figura me integritet profesional dhe përvojë në strukturat e rendit, ndaj gara mes tyre shihet si e fortë. Por kushdo që do të zgjidhet për të drejtuar Policinë e Shtetit do të përballet me një sfidë të rëndë.

Pas largimit të Ilir Prodës, drejtori i ri do të duhet të përballet me një nga detyrat më të vështira: pastrimin e radhëve të policisë nga rrjetet e krimit që, sipas kritikëve, gjatë drejtimit të mëparshëm kishin depërtuar në shumë segmente të strukturave të rendit.

Tashmë topi është në tavolinën e kryeministrit Rama, i cili do të vendosë mes tre emrave se kush do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit në një moment të ndjeshëm për sigurinë dhe rendin në vend.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme