Politika 15 December 2025, 12:14 Nga VNA

Kush investoi poltronat e reja në Onkologjik? Evis Sala apo Samir Mane

Ndaje në Whatsapp
Kush investoi poltronat e reja në Onkologjik? Evis Sala apo Samir Mane

Dy video thuajse identike, që shfaqin ambientet e rinovuara të Shërbimit të Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik të Tiranës, janë publikuar paralelisht në faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në rrjetet sociale të biznesmenit Samir Mane. Të dyja palët reklamojnë të njëjtin investim: poltronat e reja për pacientët që marrin trajtim kimioterapie.

Por kush e ka financuar realisht këtë ndërhyrje?

Dy ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, vizitoi ambientet e reja të Shërbimit të Kimioterapisë, duke prezantuar tre salla të dedikuara për trajtim, të cilat ofrojnë shërbim për rreth 100 pacientë në ditë. Vizita u shoqërua me mesazhe publike që e paraqisnin ndërhyrjen si pjesë të “transformimit të Onkologjikut”.

Sot, Kryeministri Edi Rama shpërndau një video nga i njëjti ambient, duke e nisur ditën me një mesazh publik në rrjetet sociale, ku theksonte se transformimi i Onkologjikut po vijon “nën kujdesin e ministres së shëndetësisë”.

Megjithatë, pas këtij komunikimi institucional, rezulton se investimi konkret për poltronat e reja nuk është financuar nga buxheti i shtetit, por nga Fondacioni Mane, i themeluar nga biznesmeni Samir Mane. Fondacioni ka financuar 30 poltrona të rinj për Shërbimin e Kimioterapisë.

Një ditë pas vizitës së ministres, Samir Mane vizitoi personalisht ambientet e rehabilituara, duke publikuar të njëjtën video dhe duke theksuar kontributin e fondacionit të tij në përmirësimin e kushteve për pacientët onkologjikë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme