Politika 22 April 2026, 11:32 Nga VNA

‘Trajtohen si kafshë e egër’: KShH kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp
‘Trajtohen si kafshë e egër’: KShH kundër mbajtjes

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Shqipëri, ka kundërshtuar mbajtjen në kafaz gjatë gjykimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Mbajtja e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit është në kundërshtim me ligjin dhe standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” tha KShH nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si ‘kafshë e egër’ dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore,” shtoi organizata e të drejtave të njeriut.

Meta dhe Beqaj po gjykohen për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

KShH është vënë në lëvizje nga një shkresë e avokatit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ka ngritur shqetësimin se klienti i tij është vendosur në një kafaz sigurie gjatë seancave gjyqësore, fillimisht metalik dhe më vonë kafaz xhami, duke i kufizuar të pandehurit mbrojtjen efektive.

Ky shqetësim nga avokati i Beqajt është ngritur edhe në seancë, por Gjykata e ka hedhur poshtë me vendim, duke argumentuar se vendosja në kafaz nuk është në kompetencën e saj, por e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KShH shprehet se një kërkesë e ngjashme i është drejtuar GJKKO-së edhe nga avokati i ish-presidentit Ilir Meta, duke argumentuar cenim të të drejtave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare për një proces të rregullt.

Ngjashëm me kërkesat e mbrojtjes së të dy të pandehurve VIP, Komiteti i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e Gjykatës përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

KShH thekson se sipas Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës dhe jo e Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa shton se kufizimet ndaj të pandehurit lejohen vetëm në qoftë se ai pengon zhvillimin e seancës.

Sipas KShH, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë ka konstatuar se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues, cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen.

KShH vlerëson se vendosja automatike e dy të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe rrezikon drejtësinë e procesit.

“Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase, përfshi gjykatat,” përfundoi KShH./BIRN

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme