Politika 18 October 2025, 16:19 Nga VNA

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Ndaje në Whatsapp
Topin nuk ka kush ta gjuajë

Një ditë pas shpalljes së projektit fitues për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, studiuesi Auron Tare ndan një analizë, një reflektim se si ndonëse ndërtohen pallate sporti në formë topi, nuk ka më kush ta luajë — një metaforë për shterimin e pasionit, për ikjen e të rinjve dhe mungesën e mbështetjes për sportin vendas.

Statusi 

Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme.

Pasi zbriti nga biçikleta, bëmë një copë rrugë në këmbë.

Si është djali? e pyeta.

Djali i tij 16 vjeçar stërvitet në basketboll. E kisha parë disa herë në njërën nga palestrat e vjetra të shkollave të Tiranës.

Mirë, më tha, ka shkuar 2.1 metra i gjatë.

Ou, i thashë i habitur, vazhdon me të njëjtin ekip?

Jo, tha, e çova në një shkollë në Itali. E panë skautët italianë dhe e morën. Para tij kanë shkuar edhe katër çuna të tjerë atje. Është një shkollë e specializuar që merret me talente.

Po këtu, e pyeta, nuk ka mundësi të vazhdojë?

Po ti i ke parë kushtet, më tha, mizerje. Asnjë kujdes, asnjë program për ta ringritur basketbollin.

I pe shqiptarët e Turqisë? më pyeti. Tre basketbollistë të kombëtares, nënkampionë të Europës.

Shiko Islandën, një ekip që dikur Shqipëria e mundte. Shiko Finlandën, sa kanë ecur. Vende pa traditë në basketboll!

Këtu na ikin fëmijët jashtë, shtoi me një psherëtimë të gjatë. Sa shpresë kishim…

Shiu që binte e bënte pak më të zymtë bisedën.

Po pse, e pyeta, kam dëgjuar që Komiteti Olimpik merr fonde për klasat sportive?

Ai qeshi me ironi:

Ke parë gjë ti? më tha. Unë nuk shoh ndonjë fond për fëmijët tanë në basketboll.

Vazhduam të ecnim.

E ndoqe konkursin për Pallatin e Sportit “Partizani”? e pyeta për të ndryshuar temën. Bashkë kishim kaluar rininë në atë fushë.

Jo, më tha.

Interesante, i thashë, një fushë e madhe dhe një lloj kulle në formë topi.

Te kryqëzimi i rrugës u ndamë. Duke i hipur biçikletës, më pa në sy dhe më tha:

Pallati mund të jetë në formë topi, por topin nuk ka më kush ta gjuajë.

Nga Auron Tare

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme