Politika 4 February 2026, 08:56 Nga VNA

“Topi s’është i juaji” Rama akuzon Shoqatën e Gjyqtarëve për kërkesa absurde pagash

Ndaje në Whatsapp
“Topi s’është i juaji” Rama akuzon Shoqatën e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjen e pagave. Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama e cilësoi gjuhën e përdorur nga shoqata si të papranueshme dhe akuzoi gjyqtarët se po përpiqen t’i imponohen Parlamentit dhe qeverisë përmes vendimeve gjyqësore.

Sipas kreut të qeverisë, shqetësimi i tij është ngritur publikisht si palë në një proces gjyqësor, në mbrojtje të interesit publik. Rama tha se Shoqata e Gjyqtarëve po sillet si një parti politike dhe jo si një institucion që duhet të ruajë paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

“Jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve. Është e pajustifikueshme dhe e papranueshme përpjekja për t’i imponuar Parlamentit dhe qeverisë rritjen e pagave përmes gjykatave,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se aktualisht pagat e gjyqtarëve në Shqipëri janë të barabarta me ato në Greqi, ndërsa kërkesat për rritje i cilësoi të tepruara.

“Sot që flasim, ju i keni pagat sa në Greqi dhe kërkoni t’i rrisni me 2–3 mijë euro në muaj. Në emër të çfarë? Në emër të ligjit dhe Kushtetutës? Kjo është e pavërtetë,” deklaroi kryeministri.

S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh.Tymnajë populiste. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni.Ju zotërinj kërkoni 37 mln euro nga buxheti i shtetit. Kjo është e vërteta dhe se luan topi. Se për çfarë jemi ne në Gjykatën Kushtetuese me ju, ta dinë shqiptarët. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit, nga 3480 euro, të shkojë në mbi 5 mijë. Për SPAK e veçoj, se nuk i është bashkuar kësaj kërkese absurde, për ta çuar pagën 9800 euro. Ndërkohë, sot aktualisht, pagat e gjyqtarëve, janë rreth 6500 euro. Ju doni t’i rrisni pagat në muaj 3 mijë euro vetes, në gjykata. Ku jeni ju? Ça kërkoni?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme