Politika 5 March 2026, 11:47 Nga VNA

Topalli voton kundër shkarkimit të Spiropalit, pastaj thotë se ishte “gabim”: në kuvend butonat nganjëherë bëjnë politikë vetë

Ndaje në Whatsapp

Topalli voton kundër shkarkimit të Spiropalit, pastaj thotë se

Në seancën parlamentare të sotme, mes tensioneve dhe debateve për ndryshimet në qeveri, një episod i pazakontë u regjistrua gjatë votimit për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme.

Në tabelën elektronike të votimit rezultoi se dy deputetë të opozitës, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha, kishin votuar kundër shkarkimit të saj, një rezultat që menjëherë ngjalli habi në sallë.

Situata u bë edhe më e paqartë për shkak se në momentin kur u hodh në votim dekreti për Spiropalin, Berisha ndodhej në foltore, duke mbajtur fjalën. Kjo ngriti pikëpyetje se kush e kishte shtypur butonin e votimit në vendin e tij. Në ato momente, pranë vendit ku ulet kreu i PD-së ishte parë vetëm Gazment Bardhi, i cili qëndronte në këmbë në atë zonë të sallës.

Pas publikimit të rezultatit të votimit, reagoi Jozefina Topalli, e cila sqaroi se vota e saj kundër shkarkimit të Spiropalit kishte qenë një gabim.

Topalli voton kundër shkarkimit të Spiropalit, pastaj thotë se

Sipas saj, në momentin e kaosit në Kuvend, kur opozita kërkonte fjalën, ajo kishte shtypur gabimisht butonat e sistemit elektronik.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar,” u shpreh Topalli.

Kështu, në fund të një votimi që supozohej të ishte rutinë parlamentare, vëmendjen e mori një episod tjetër: një votë që u dha, u pa në tabelë dhe më pas u shpjegua si gabim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme