Politika 22 October 2025, 11:24 Nga VNA

Tom Doshi siguron votën e tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi siguron votën e tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur më në fund konsensus për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke përfshirë në marrëveshje edhe Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Pas javësh negociatash, PS dhe PD kanë rënë dakord për një komision me barazi reale, 8 me 8 anëtarë ku për herë të parë do të përfaqësohen edhe partitë e vogla jashtë grupeve parlamentare.

Për të shmangur ngërçin, socialistët kanë pranuar të heqin dorë nga një vend i tyre në favor të PSD-së, duke i lënë Tom Doshit një votë të pavarur në komision.

Në anën tjetër, opozita ka pranuar të ndajë vendet e saj mes forcave që e përbëjnë: 5 për PD-në, 1 për PR-në, 1 për PL-në dhe 1 për Agron Shehajn.

Komisioni, që do të ketë dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje, pritet të miratohet në seancën parlamentare të 30 tetorit, duke i hapur rrugë një procesi që pritet të përcaktojë rregullat e reja të garës elektorale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme