Politika 23 September 2025, 17:04 Nga VNA

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen, gratë në listën e PSD në Shkodër nuk pranojnë mandatin

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen, gratë në

Tom Doshi nuk e ka nisur fare mandatin e deputetit, pasi dha dorëheqjen që në seancën e parë të Parlamentit. Vullnetit të tij iu bashkua edhe Sabina Jorgo, duke krijuar dy vakanca në qarkun e Shkodrës. Por që nga 12 shtatori, këto vende vakante nuk janë plotësuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri tani katër kandidatë kanë refuzuar marrjen e mandatit, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur, ndër ta edhe dy zonja. Sipas Kodit Zgjedhor, kur një deputete jep dorëheqjen, vendi i saj duhet të zëvendësohet nga një tjetër grua. Aktualisht, e vetmja që nuk ka dhënë përgjigje është Meri Markiçi.

Në listën e votimit, dy zonjat që dhanë dorëheqjen, Suada Kopshti (12-ta) dhe Migena Kalleçaj (15-ta), janë renditur më poshtë se Meri Markiçi (11-ta), e cila ka afat deri më 28 shtator për të konfirmuar marrjen e mandatit. Nëse ajo nuk e pranon, mandati do t’i kalojë një burri.

Në rast se asnjë zonjë nuk e pranon mandatin, dy kandidatët më të votuar meshkuj nga lista e hapur, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, do të jenë në garë për të marrë vendin e deputetit. Ata do të duhet të njoftojnë KQZ-në kur t’u dërgohet ftesa për marrjen e mandatit nga Ilirjan Celibashi.

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme