Politika 18 October 2025, 13:54 Nga VNA

Tom Doshi ankohet: PSD nuk ka zyra partie, kërkon ndërhyrjen e Celibashit

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi ankohet: PSD nuk ka zyra partie, kërkon ndërhyrjen e

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi, ndonëse ka tre mandate në Kuvend, rezulton të mos ketë asnjë zyrë funksionale në bashkitë e vendit. Për këtë arsye, Doshi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, duke kërkuar që ky institucion të nxisë kryebashkiakët të vënë në dispozicion ambiente shtetërore pa detyrim qiraje nga të tretët.

Në dokumentin e firmosur nga Doshi thuhet se PSD, bazuar në rezultatet zgjedhore të viteve 2021 dhe 2025, plotëson të gjitha kriteret ligjore për këtë përfitim publik.

“Kemi kërkuar paraprakisht nga organet e pushtetit vendor në 60 bashki të RSH-së që të na pajisin me ndërtesë për zyrat vendore të PSD-së. Nga përgjigjet zyrtare, vetëm Bashkia Elbasan ka ofruar një ambient. Të gjitha bashkitë e tjera kanë deklaruar se nuk disponojnë hapësira të lira”, thuhet në kërkesën e PSD-së.

Partia thekson gjithashtu edhe vështirësitë financiare si arsye kryesore të kësaj situate, duke pohuar se vetëm për qira zyrash janë shpenzuar mbi një milion lekë.

“Për shkak të mungesës së likuiditeteve, jemi të detyruar të kontraktojmë ambiente vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Kjo na pengon të ushtrojmë aktivitetin politik në pjesën më të madhe të territorit, për shkak të burokracisë dhe mungesës së mbështetjes financiare nga shteti”, thuhet më tej.

Pak ditë më parë, një kërkesë të ngjashme ka dorëzuar në KQZ edhe Partia Mundësia e Agron Shehajt, e cila me dy deputetë kërkon seli qendrore të financuar nga buxheti i shtetit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme