Politika 12 January 2026, 11:40 Nga VNA

“Tokë e Xanun për Sonila Bejten”, PS dhe PD refuzojnë të gjithë kandidatët për Komisioner kundër Diskriminimit

Ndaje në Whatsapp
“Tokë e Xanun për Sonila Bejten”, PS dhe PD refuzojnë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, në një pakt të heshtur, kanë refuzuar të gjithë kandidatët që janë ofruar si kandidatë për Komisioner kundër Diskrimimit.
Edhe pse në garë janë emra të njohur përfshirë edhe Komisionerin aktual, dy partitë e mëdha nuk kanë mbështetur asnjë kandidat me firmë.
Afati fillestar ishte 30 dhjetori, dhe me vendim të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, afati u shty deri në 12 janar.
Por pavarësisht se bënë sikur ju dhanë kohë shtesë aplikantëve, PS dhe PD nuk lejuan asnjë deputet të firmosë.
Kështu gara digjet dhe procesi do të vijojë nga e para: thirrje e re, dosje të reja, dëgjesa të reja, pastaj mbledhje firmash, e në fund, votim.
Kjo skemë lë dyshime të forta se loja për t’ia lënë derën e hapur për këtë institucion gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja, vazhdon.
Gjyqtares i ka mbaruar mandati në prill, por procedurat e gjetjes së pasuesit, po vijojnë.
Ajo kandidoi për këtë post, por u tërhoq më pas, sepse zëvendësuesi i saj në Gjykatën Kushtetuese nuk kishte ardhur.
Me sa duket, me djegien e qëllimtë të këtij raundi kandidimi, kur të hapet gara tjetër nga e para, gjyqtarja do të jetë liruar nga detyra që mban dhe do të jetë e lirë të marrë bekimin për një mandat 5 vjecar si komisionere kundër diskirminmit.
Sonila Bejtja u zgjodh gjyqtare kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Edhe pse u perceptua si gjyqtare opozitare, së fundmi ajo ka marrë vendime pro qeverisë. Ajo ishte nga të paktat që votoi pro Edi Ramës dhe kundër Veliajt, si dhe vota e saj ishte përcaktuese dhe mundësoi rikthimin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre.
Emrat në garë që u dogjën:
1. Arben Shkëmbi
2. Brunilda Menalla
3. Edison Hoxha
4. Endri Papajorgji
5. Ermal Hoxha
6. Ermonela Xhafa
7. Fatjona Male
8. Genta Tafa
9. Gëzim Allaraj
10. Ismail Tafani
11. Lulzim Hamitaj
12. Mirela Rrumbullaku
13. Robert Gajda
14. Sonila Bejtja
15. Sonila Hysi

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme