Politika 27 Shtator 2025, 13:34 Nga VNA

Thirrja e heshtur e opozitës: Më mirë një Veliaj në Kushtetuese, se një tjetër humbje brenda vitit!

Ndaje në Whatsapp
Thirrja e heshtur e opozitës: Më mirë një Veliaj në

Qytetarët e Tiranës pritet që muajt në vijim t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, pas goditjeve të fundit që mori Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe më pas në Këshillin e Ministrave. Partia Socialiste ka nisur punën, me Ogerta Manastirliun si emri i radhës që do të kërkojë karrigen e kryeqytetit. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me të gjithë socialistët, duke u dhënë udhëzimet për betejën e radhës.

Ndërsa PS është e qartë dhe e organizuar, Partia Demokratike duket se ka ngecur në një udhëkryq, dhe sipas tyre shkaku kryesor është mungesa e një emri kandidati që të jetë i gjithëpranuar nga spektri opozitar.

Por kjo duket më shumë një justifikim, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një forcë politike që kandidatët përfundimtar përzgjidhen nga kryetari, edhe kur organizohen gara si primaret. Ndërsa retorika që përdorin disa përfaqësues të PD-së në publik, krijon përshtypjen se PD është e interesuar të shtyjë kohën e një përballjeje të dytë me PS brenda vitit, duke u bazuar në frikën e një humbjeje tjetër, shumë afër asaj të 11 majit.

Kjo frikë ka disa arsye. E para, PD sapo pësoi një humbje të thellë, duke i dorëzuar Ramës mandatin e katërt me një superqeveri. Shto këtu edhe mungesën e analizës dhe mosmbajtja e përgjegjësive për dështimet e radhës, një tjetër humbje në Bashkinë e Tiranës do të vendoste në qendër të vëmendjes problemet e shumta që PD ka në paaftësinë për të qenë alternativë reale.

Prandaj, duke qenë se zgjedhjet nuk mund t’i shmang plotësisht, opozita me gjasë synon t’i shtyjë sa më shumë në kohë. Dhe kjo synohet të realizohet përmes padisë që Veliaj mund t’i bëjë vendimeve për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të sillte një ngërç tjetër ligjor që do të hante shumë kohë deri në zgjidhjen përfundimtare.

Duke e parë këtë si mundësi nga droja e humbjes së radhës, përfaqësuesit e PD-së përdorin një retorikë në publik që më shumë nxit Veliajn të shkojë në Kushtetuese. Ndoshta kjo është dhe arsyeja se pse nuk shqetësohen shumë për konkurrentin që do nxjerrin përballë Manastirliut.

Mjafton të shohim se si Sali Berisha të nesërmen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak që shkarkoi Veliajn, doli më konferencë për mediat ku pati dhe një thirrje për avokatët e kryebashkiakut që të ndjekin rrugën ligjore me pretekstin se kështu nuk mbrojnë vetëm Veliajn por edhe Kushtetutën.

“Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese për të dalë nga burgu, për të ndiqur hetimet i lirë dhe me lehtësira. Unë u bëj thirrje avokatëve të tij që të mos heshtin, sepse nuk po mbrojnë vetëm Erion Veliajn, por po i dalin zot parimeve kushtetuese dhe Kartës Europiane të Autonomisë Lokale. I dalin zot sigurisë ligjore pa të cilën nuk ekziston shtet ligjor,” tha Berisha.

Ndërsa deputeti Belind Këlliçi në daljet e tij mediatike e shpreh në një mënyrë tjetër, me burime "informale" që i thonë se ka marrëveshje mes kryeministrit dhe kryebashkiakut dhe që ky i fundit nuk do shkojë në Kushtetuese. Me pak fjalë, "hidhi benzin zjarrit" që Veliaj të hedh hapin e radhës në përplasjen e heshtur me Ramën.  

“Nëse zgjedhjet bëhen brenda 45 ditëve, pas dekretimit politik nga presidenti, në gjykimin tim është arritur një marrëveshje mes Ramës dhe Veliajt që ai të mos e ankimojë vendimin e shkarkimit dhe të dalë në arrest shtëpie. Nga burime informale e kam këtë informacion, nuk e konfirmoj dot, por ka një thashethemnajë që s’e çon në Kushtetuese”, u shpreh Këlliçi.

Pra, argumentet e përfaqësuesve opozitarë të japin përshtypjen se ata presin me padurim një ankimim të Veliajt në Kushtetuese, sesa janë të interesuar për zgjedhjet. Sepse nëse do ishte ndryshe, opozitës nuk do i interesonte shumë procedura për të flakur ka nga karrigia një nga njerëzit që përveçse e kanë akuzuar si një nga “demonët” e korrupsionit, por dhe që i ka mundur në tre palë zgjedhje siç kanë pretenduar ata me “masakra elektorale”. Në fund të fundit, procedura është çështje e drejtësisë dhe opozitës i duhet kapitali politik që vjen nga shkarkimi i tij.

Por kjo do të ishte e mundur vetëm me një opozitë që ka guximin për t’u rigjeneruar dhe për të dalë si alternativë reale para qytetarëve, duke propozuar edhe emrin potencial për kandidat që në muajin kur Veliaj shkoi në qelinë e burgut. Jo me një forcë politike, e cila vazhdon të shkojë nga humbja në humbje, dhe që tani i druhet një tjetër humbje brenda vitit.

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme