Politika 18 September 2025, 15:13 Nga VNA

Tensionet në Kuvend/ PS kërkon marrjen e masave disiplinore për dy deputetë të PD

Ndaje në Whatsapp
Tensionet në Kuvend/ PS kërkon marrjen e masave disiplinore për

Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë marrjen e masës disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe dpeutetit të PD, Fidel Kreka.

Kjo me argumentin se Bardhi dhe Kreka hodhën sende të forta në drejtim të foltores së Kuvendit, kryetarit dhe vendeve ku ndodheshin Rama dhe ministrat.

“Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu edhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi. Prandaj kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka. Mbledhjen e  Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në kërkesën e grupit të deputetëve të PS.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme