Politika 12 February 2026, 15:35 Nga VNA

Tensione për “Polin e Drejtësisë”: Rama ironizon me “paraburgim për shpërdorim detyre”, Sadushi kërkon Gjykatë të Lartë të veçuar

Ndaje në Whatsapp
Tensione për “Polin e Drejtësisë”: Rama ironizon me

Prezantimi i programit për konkursin ndërkombëtar të Polit të ri të Drejtësisë u shoqërua me tone të forta dhe nënkuptime të qarta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Kreu i qeverisë e cilësoi projektin si “investimin më të madh që mund të jetë bërë ndonjëherë për infrastrukturën administrative të Shqipërisë”, duke theksuar se detyra e qeverisë është të mbështesë sistemin që të funksionojë në standardet më të larta. Por që në nisje të fjalës së tij nuk mungoi thumbimi ndaj drejtuesve të organeve të drejtësisë.

“Ne do ta bëjmë këtë sforco sepse për ne kjo është një përpjekje që nuk kthehet mbrapa, pavarësisht surprizave që ju na bëni herë pas here…”, u shpreh Rama, duke lënë të kuptohet se vendimmarrjet e institucioneve të drejtësisë nuk kanë qenë gjithmonë në linjë me pritshmëritë e ekzekutivit.

Madje, me ironi, ai shtoi: “Ky është rasti ideal që të gjithë bashkë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”, një deklaratë që u lexua si sinjal i qartë i shqetësimit të tij për akuzat e mundshme mbi menaxhimin e projekteve dhe vendimmarrjeve publike.

Në qendër të debatit mbetet çështja e akomodimit të institucioneve më të larta të drejtësisë. Një pikëpyetje e hapur është se ku do të strehohen Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që për Gjykatën e Lartë ekziston tashmë një godinë në ndërtim.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u shpreh qartë se Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese duhet të jenë të veçuara nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, për shkak të rolit dhe funksionit që kanë në shtet.

“Ne gradualisht po hyjmë në BE. Në asnjë vend të BE, Gjykata e Lartë nuk është e përfshirë me gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Jo për luks, jo për privilegj, por për shkak të funksionit që ka dhe seriozitetit që i jepet shtetit dhe imazhit. Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese duhet të jenë gjykata të veçanta”, deklaroi Sadushi.

Nga ana e tij, Rama pranoi se kjo mbetet një pikë për diskutim dhe se plani aktual parashikon si alternativë vendosjen e Gjykatës së Lartë në një godinë administrative që do të përfitohet përmes një skeme zhvillimi privat, ku shteti do të marrë hapësira ndërtimi në këmbim të tokës.

“Kjo është diçka që duhet diskutuar. Madje, nga pikëpamja financiare, hiqet një pjesë në shpenzimin e përgjithshëm sepse nuk shpenzojmë asnjë lek, por marrim mbrapsht hapësira për Gjykatën e Lartë. Do të bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.

Deklaratat e ndërsjella tregojnë se përtej investimit madhor në infrastrukturë, raporti mes ekzekutivit dhe drejtuesve të drejtësisë mbetet i tensionuar, sidomos kur në sfond qëndron paralajmërimi i kryeministrit për përgjegjësi penale në rast të “shpërdorimit të detyrës” — një term që duket se e bezdis dhe e sfidon njëkohësisht.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme