Politika 18 September 2025, 10:30 Nga VNA

Tensione në Kuvend pas fjalës së Ramës dhe Diellës, Peleshi detyrohet të kalojë në votim programin pa diskutime

Ndaje në Whatsapp
Tensione në Kuvend pas fjalës së Ramës dhe Diellës,

Kryeministri Edi Rama vuri sot në qendër të fjalës së tij në Kuvend projektin “AI 4” dhe anëtaren më të re të kabinetit, Diellën, të cilën e cilësoi vendimtare për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për pozicionimin e vendit si qendër teknologjike. Rama u shpreh se Diella do të ketë status zyrtar dhe se akseleratori “AI 4” do të mbledhë talentet shqiptare brenda e jashtë vendit, si edhe ekspertë të huaj.

Seanca u shoqërua me tensione, pasi opozita protestoi kundër dhënies së fjalës Diellës, duke shkaktuar zhurmë në sallë. Në debat ndërhynë ministri Niko Peleshi dhe vetë Rama, ndërsa deputetit Klevis Balliu iu hoq e drejta e fjalës për gjithë ditën, pas shkeljes së përsëritur të rregullores.

Pas 5 minutave pushim, opozita sërish vazhdoi me protestën duke bllokuar foltoren. Kjo bëri që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi të kalonte direkt në votim programin e qeverisë duke e mbyllur seancën pa debatet e parashikuara.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme