Politika 12 September 2025, 16:16 Nga VNA

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord

Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor publik, të konsideruar gjerësisht në atë kohë si të fryrë dhe me nevojën për t’u tkurrur, prej 186 mijë vetësh.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,734, me një rritje vjetore prej 2400 vetësh, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 2002. Ndërsa nëse merret parasysh se numri i popullsisë banuese këtë vit ka rënë në 2.36 milionë, të punësuarit në shtet në raport me popullsinë ka gjasa është sot më i lartë nga sa ka qenë ndonjëherë që nga rënia e komunizmit.

Të 186 mijë të punësuarit në vitin 2002 përballë popullsisë prej saktësisht 3.069 milionë banorësh, përbënin 1 të punësuar në shtet për çdo 16 banorë, ndërsa në nivelin e sotëm kemi 1 të punësuar në shtet në çdo 12 banorë.

Shtimi i të punësuarve në sektorin publik ka ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e demokracisë në vend, për shkak se gjerësisht pranohet se këto punësime bëhen në shkëmbim të votave të të punësuarve dhe të familjarëve të tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”.

Shtimi i të punësuarve në shtet duket se është reflektuar edhe në nivelin e shpenzimeve publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e pagave të sektorit publik u rrit me 20% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në një kohë kur të ardhurat buxhetore u rritën me vetëm 6.7%./BIRN/

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme