Politika 18 Nëntor 2025, 17:53 Nga VNA

“Të drejtat kushtetuese nuk negociohen”, deputetët kritikojnë rolin e qeverisë ndaj grevës së minatorëve

Ndaje në Whatsapp
“Të drejtat kushtetuese nuk negociohen”, deputetët
Delina Ibrahimaj

Ministrja Delina Ibrahimaj dha sqarime të martën para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për përgjegjësitë që kjo ministri ka për zgjidhjen e kërkesave të minatorëve grevistë të minierës së Spaçit.

Ibrahimaj foli me një gjuhë të drunjtë për rolin e ministrisë, duke e parë këtë rol thjesht si ndërmjetësues mes minatorëve dhe kompanisë koncesionare “TETE Albania”, pa fuqinë ligjore për të ndërmarrë masa konkrete ndaj kompanisë për pushimin nga puna të 67 minatorëve grevistë.

Ajo tha se i druhej një gjyqi nga ana e kompanisë nëse do të ndërhynte në këtë moment për marrje masash vetëm në bazë të pretendimeve të minatorëve dhe aludoi se greva kishte nisur pa përmbushur kushtin për ndërmjetësim.

“Do të verifikojmë situatën dhe zbatimin e kushteve të punës pasi të mbarojë e gjithë kjo”, tha ajo, ndërsa shtoi se “nga momenti që ne nuk kemi një verifikim institucional të pretendimeve, nuk mund të marrim masa me supozime”.

Sipas Ibrahimajt, “në të kaluarën ka ndodhur që kur janë marrë masa pa dokumentacion, kompanitë kanë fituar gjyqe dhe kanë shkaktuar kosto shtesë”.

Ministrja bëri një tablo të situatës së krijuar dhe tentativat që dikasteri që ajo drejton ka bërë për të zgjidhur konfliktin mes minatorëve dhe kompanisë.

“Nuk ka konstatime konkrete të shkeljeve sindikale nga punëdhënësi në këtë fazë”, tha ndër të tjera ajo, ndërsa pretendoi se “greva nisi pa njoftim paraprak, gjë që kërkon vlerësimin e mëtejshëm”.

Duke i qëndruar rolit ‘neutral’, Ibrahimaj theksoi disa herë se nga ana e ministrisë i ishte kërkuar kompanisë koncesionare që të rikthente në punë grevistët e pushuar nga puna dhe se u kishte sugjeruar Konfederatës së Sindikatave “kthimin e grevistëve në punë për të mos përkeqësuar situatën sociale të tyre”.

Ibrahimaj nuk përmendi në asnjë moment kërkesat për të cilat minatorët kanë dalë në grevë, që lidhen me të drejtën për të krijuar sindikatën e tyre, kushtet e vështira në punë, mungesën e sigurisë dhe pagat e ulëta.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, tha se “e drejta e punës dhe e drejta e grevës është e drejtë kushtetuese që duhet të respektohet”, duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës, ligjeve vendase dhe konventave ndërkombëtare dhe tej çdo parimi moral dhe etik atë që ka ndodhur me pushimin nga puna të minatorëve grevistë.

Edhe deputeti socialist Erjon Braçe e diskutoi çështjen si një të drejtë themelore të minatorëve që nuk mund të negociohet.

“Kur kompania thotë nuk do të kesh sindikatë se s’dua unë, s’ke çfarë të negociosh. Nuk negociohet Kushtetuta me askënd, pavarësisht statusit që ke”, iu drejtua ai ministres.

Sipas Braçes, minatorëve u është mohuar e drejta kushtetuese për t’u anëtarësuar në një sindikatë dhe është pushuar nga puna përgjegjësi i turnit, duke bërë që minatorët të mos pranojnë të hyjnë në galeri. “Ka refuzuar një marrëveshje të korruptuar në raport me pronarin”, tha ai, duke iu referuar pushimit nga puna të përgjegjësit të turnit.

“E vetmja zgjidhje është që ata të kthehen në punë dhe pastaj negocioni për kontrata kolektive apo pagat, por jo të drejtën kushtetuese”, këmbënguli ai, duke ngritur gjithashtu shqetësimin se minatorët punonin 26 ditë në muaj, ndryshe nga parashikimet ligjore.

Edhe deputetë të tjerë nga opozita dhe mazhoranca e shtruan çështjen në të njëjtën formë, duke vënë fokusin tek e drejta e punëtorëve dhe i kërkuan ministrisë të ushtronte përgjegjësitë për zgjidhjen e çështjes në favor të tyre.

“Të dyja palët bëhen bashkë dhe kjo është kërkesë institucionale që të riktheni minatorët në punë, më pas bëni hetimet administrative që kanë nevojë të kryhen”, kërkoi Tabaku nga ministria.

Greva e minatorëve vijon që prej fillimit të tetorit, ndërsa një javë më parë ata u dëgjuan në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku parashtruan kërkesat e tyre. Ata kërkuan mbështetjen shtetërore dhe akuzuan Inspektoratin e Punës dhe Ministrinë e Ekonomisë për neglizhencë ndaj këtyre kërkesave./BIRN/

Video

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto janë pamjet kur një i moshuar në Durrës ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me shkop druri. 70-vjeçarja shihet duke ikur me vrap nga shkallët e banesës në lagjen nr. 17, ndërsa i moshuari e ndjek me shkopin në dorë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, dhe si pasojë e sulmit gruaja pësoi dëmtime të rënda fizike, duke u dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. https://www.vna.al/kronika/tentoi-te-vriste-bashkeshorten-arrestohet-76-vjecari-ne-durres-i17596

Greqia prej disa ditësh po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, e shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje të gjera në disa zona të vendit. Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa shumë banesa dhe biznese ndodhen nën ujë. Situata është më problematike në Farsalë, ku lumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat e banuara, çka ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme