Politika 18 April 2026, 12:22 Nga VNA

Taulant Balla sulmon vendimin e Gjykatës që rrëzoi përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi

Ndaje në Whatsapp

Taulant Balla sulmon vendimin e Gjykatës që rrëzoi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nuk e ka kursyer kritikën për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi, duke e cilësuar vendimin një lajthitje dhe duke shtuar se gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së nuk kursen as ironitë, duke thënë se gjyqtari apo gjyqtarja nuk e di se Gjykata e Lartë e Republikës e ka konsoliduar praktikën në një rast të mëparshëm, duke sanksionuar moskalimin e gardhit të gjyqësorit te fusha e legjislativit për këto masa disiplinore.

Në një reagim në Facebook, Balla thotë se masat disiplinore janë të rregullta dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa çështje të tilla duhet të trajtohen vetëm nga organet parlamentare. Sipas Ballës, parimi i vetërregullimit parlamentar, i njohur si “autodichia”, i jep institucionit të drejtën të trajtojë vetë çështjet disiplinore të anëtarëve të tij.

Ashtu si Edi Rama apo politikanë të tjerë që kur u prishet terezi nga vendimet e gjykatave sulmojnë këto të fundit, edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së mesa duket është prekur nga kjo sindromë. Në çdo rast vendimi i gjykatës mund të apelohet, çka është dhe sjellja normale në respektim të reformës në drejtësi dhe institucioneve të saj, aq shumë të lëvduara por edhe të kritikuara nga mazhoranca gjatë muajve të fundit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme