Politika 4 September 2025, 18:48 Nga VNA

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku njoftoi të enjten vendimin për një tarifë prej 250 lekësh për kalim për tunelin e Llogarasë, duke shpallur gjithashtu edhe shifrat e qarkullimit, afro 911 mijë mjete përgjatë një viti kalendarik.

Në rast se trafiku nuk do të rritet, të 911 mijë mjetet që do të duhet të paguajnë 250 lekë secila, do të japin gjithsej rreth 2.3 milionë euro në vit, gjë që, pa marrë parasysh kostot e zakonshme të operimit të tunelit, do të mund të shlyejnë koston e përgjithshme të ndërtimit për afro 96 vjet.

Tuneli i Llogarasë u kontraktua në tetor 2021 për 140 milionë euro. Qeveria e kryeministrit Edi Rama i akordoi kompanisë edhe 60 milionë euro të tjera për të mbuluar kostot shtesë të lëndëve të para gjatë krizës së çmimeve të shkaktuara nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022, luftë që solli rritjen e përkohshme të çmimeve të lëndëve të ndërtimit, si hekuri. Të dhënat e fundit të buxhetit tregojnë se kostoja totale e tunelit është 20.5 miliardë lekë ndërsa kostoja e rrugëve lidhëse është 1.6 miliardë lekë, për një total prej 22 miliardë lekësh ose 220 milionë euro.

Qeveria është përballur me kritika për arsyen që e shtyu të hedhë kaq shumë para për një projekt rrugor që i shërben një zone që gjallërohet vetëm gjatë sezonit turistik, në një kohë kur akse madhore komunikimi si Milot – Lezhë – Shkodër apo Bypass i qytetit të Elbasanit janë aktualisht të pafinancuara. Qeveria nuk ka dhënë shpjegime për arsyet që e shtynë drejt këtij investimi i cili, dukshëm shkurton rreth 30 minuta kohë në udhëtimin drejt bregdetit në krahasim me qafën e Llogarasë, por nuk ndihmon shumë për shkak të bllokimit të trafikut në pikat lidhëse të kryeqytetit.

Përveç tunelit të Llogarasë, segmenti rrugor nga Orikumi deri në tunel është ndërtuar me anë të një kontrate koncesionare me kosto të përgjithshme prej 10.3 miliardë lekësh.

Balluku ndërkohë deklaroi se qeveria ka në plan të ndërtojë një bypass për të shpëtuar nga trafiku udhëtarët në Elbasan, por kjo deklaratë nuk mbështetet së paku në dokumentin e investimeve publike, një dokument ligjor që miratohet në Kuvend si pjesë e buxhetit të shtetit dhe ku renditen të gjitha investimet publike të planifikuara apo në zbatim me financim të brendshëm apo të huaj. Sipas këtij dokumenti, projekti i bypass të Elbasanit është caktuar te lista e projekteve me financim të huaj por që deri më sot nuk  është gjetur donatori apo kredidhënësi./BIRN/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme