Politika 26 March 2026, 11:37 Nga VNA

Tabaku kundër vendimit të Berishës për përjashtimin e Salianjit: partitë nuk duhet të trajtohen si monopol

Ndaje në Whatsapp

Tabaku kundër vendimit të Berishës për përjashtimin e

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shprehur kundër vendimit të Sali Berishës për të përjashtuar Ervin Salianjin nga gara për kreun e partisë. Gjatë një bisede me të rinj në Shkodër, Tabaku tha se PD, në këtë pikë ku ndodhet, nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj.

Deputetja demokrate, që bën pjesë në partinë e Berishës, tha se partitë nuk duhet të trajtohen si monopol, por vota duhet të jetë elementi që vendos.

“Për mua, PD nuk ka luksin të humbasë askënd; ne duhet të shtohemi e zgjerohemi, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti politike vendos vota. Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët”, tha ajo.

Ndonëse ish-deputeti Salianji është përjashtuar nga partia, Tabaku i bëri ftesë që të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të selisë blu.

“E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD; boll ka vuajtur PD këto vite nga betejat e bëra në studiot televizive”, është shprehur ajo.

Tabaku gjithashtu tha se nuk di të ketë një vendim të Kryesisë për t’i mbyllur dyert, ndërsa shtoi se duhet t’u lihet kohë institucioneve për të marrë vendimin e duhur. Duket se deputetja demokrate ende nuk e ka kuptuar se si funksionon partia ku bën pjesë dhe nuk po ndjek zhvillimet brenda saj.

Por po ia kujtojmë se PD funksionon me vendimet publike të Sali Berishës, i cili ia ka vënë vijën e kuqe, që para disa muajsh, Ervin Salianjit, për të mos shkelur në selinë blu. Dhe Tabaku duhet të kuptojë që vota dhe diskutimet brenda partisë nuk mund të jenë më të rëndësishme se vijat e kuqe të Berishës. 

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme