Politika 22 November 2025, 19:31 Nga VNA

Tabaku e zemëruar me Ramën dhe Ballukun që nuk njohin standartin e dorëheqjes. Dhe një leksion për të nga PD e Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Tabaku e zemëruar me Ramën dhe Ballukun që nuk njohin standartin

Jorida Tabaku tha sot se Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen. Në një intervistë në News 24, deputetja e Partisë Demokratike theksoi se dorëheqjen duhet ta japë edhe kryeministri Rama, pasi sipas saj Balluku nuk ka vepruar e vetme.

Në fakt, zëri i zonjës Tabaku nuk është i vetëm. Ai i bashkohet korit të PD-së, që vazhdimisht, sa herë ka një skandal qeveritar – që në fakt kohët e fundit janë të shumtë – kërkon dorëheqjen e ministrave dhe të kryeministrit. Por nuk mendojnë ndonjëherë që t’i zëvendësojnë me alternativën e tyre.

Për të mos folur për institucionin e vdekur të dorëheqjen në partinë e tyre që ka 33 vjet uzurpuar nga Sali Berisha. Por ky standart i dyfishtë nuk ndalet këtu. Thjesht në këtë moment për një politikane që ka bërë veç këtë punë që kur ka mbaruar fakultetin lind pyetja: 

Pse duhet të japë dorëheqjen Rama dhe Balluku kur në praktikisht përballë kanë PD-në e Sali Berishës? Apo që zonja Tabaku dhe shoqet dhe shokët e saj të partisë, nga karriget dhe nga FB, të marrin pushtetin e plotë? Se copa të tij i kanë përfituar edhe gjatë opozitës.

Nëse nuk e kanë kuptuar këto 13 vite, ndoshta ka ardhur momenti ta kuptojnë se pas çdo skandali, sado i madh dhe i fortë të jetë, asnjë ministër, kryetar bashkie dhe vetë kryeministri nuk kanë ndërmend të japin dorëheqjen. Sidomos nëse i vënë në sedër Sali Berisha dhe shpura e tij, qoftë tribale apo intelektuale.

Nëse janë të zotë, duhet t’ua marrin pushtetin. Me revolucion ose me zgjedhje. Por të paktën mos të gënjejnë veten, se qytetarët nuk i gënjejnë dot më me fabulën e stërlodhur se Edi Rama dhe ministrat e korruptuar duhet të japin dorëheqjen se ua kërkon… PD dhe talentet e saj të kulluar të politikës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme