Politika 18 March 2026, 14:37 Nga VNA

Sytë e Belinda Ballukut nga Gjykata Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Sytë e Belinda Ballukut nga Gjykata Kushtetuese

Sytë e Belinda Ballukut janë kthyer tashmë nga Gjykata Kushtetuese. Pikërisht tek ky institucion i ka “varur” shpresat ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të rrëzuar akuzat që rëndojnë ndaj saj, të cilat lidhen me paracaktimin e 11 procedurave tenderuese të rrugëve, në vlera miliona euro.

Seancat plenare mbi bazë dokumentesh për çështjet me kërkues Evis Berberi dhe Redi Molla, të planifikuara për t’u zhvilluar në datën 05.03.2026, nuk u zhvilluan për shkak të mosformimit të plotë të trupit gjykues, pasi njëri prej anëtarëve të tij ndodhej në një udhëtim zyrtar jashtë shtetit.

Një nga çështjet që po shqyrton Kushtetuesja lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me dosjen Balluku dhe përcakton përfundimisht fatin e saj.

Bëhet fjalë për një kërkesë të Evis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, nga zbërthimi i celularëve të të cilit u siguruan prova për dosje të bujshme si ajo Balluku apo dosja penale ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Në këtë të fundit është e akuzuar edhe vetë gruaja e Berberit.

Ish-kreu i ARRSH, ndër njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Brenda së njëjtës çështje, Evis Berberi kërkon të shpallen si të paligjshme edhe komunikimet e zbuluara në telefonët e tij celularë.

Pikërisht këtu shfaq interes Balluku, sepse komunikimet me Berberin, ku flitet për paracaktimin e tenderave të rrugëve, janë edhe prova kryesore e SPAK.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi më 5 mars seancë mbi bazë dokumentesh ku shqyrtoi kërkesën e Berberit.

Por ndërsa pritej vendimi, GJK njoftoi se çështja ishte shtyrë për shkak të mosformimit të plotë të trupit gjykues, pasi njëri prej anëtarëve të tij ndodhej në një udhëtim zyrtar jashtë shtetit.

Kushtetuesja njoftoi se seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet më datë 26.03.2026, ora 12:00. Ende nuk dihet me saktësi se kur do të ketë një vendim lidhur me këtë çështje, por duhet theksuar se ky vendim ndikon në mënyrë direkte tek dosja Balluku.

Ish-zv.kryeministrja akuzohet se bashkë me Berberin dhe vartës të tjerë paracaktuan 11 procedura tenderuese. Ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie: pezullim nga ushtrimi i funksioneve dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Ndërsa maxhoranca rrëzoi me 82 vota kërkesën e SPAK për leje për ta arrestuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme