Politika 26 February 2026, 21:41 Nga VNA

"Spiropali, kurban i Ballukut!"/ Lala komenton ndryshimet në qeveri: Ja kush janë ministrat e rinj!

Ndaje në Whatsapp
"Spiropali, kurban i Ballukut!"/ Lala komenton ndryshimet në

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ndryshimet në qeveri, ku më të bujshme duken largimet e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit. 

Lala bëri një profil të shkurtër të ministrave të rinj të kabinetit. 

"Së pari mendoj se zoti Rama ishte i detyruar ti bënte këto lëvizje, për shkak se e kishte lakun në fyt, rasti Balluku, AKSHI dhe hetimi i disa deputeve. Kështuqë nga këto rrethana, zoti Rama ishte i detyruar për ndryshime në qeveri.

Rama i është nënshtruar Ballukut, Spiropali ishte kurban i saj. Spiropali ndodhej në Kosovë, e ka shkarkaur pa e pritur të kthehet. Kanë patur rivalitet të fortë me njëra tjetrën, për shkak të një pushteti që kanë dashur të mbajën brenda PS.

Balluku është larguar por ka lënë të besuarit pas. Enea Karakaçi ka qenë administrator i OSHEE.  E lidh me një kontroll që SPAK ka kryer në zyrën e tij, në kaudër të një hetimi për tenderat. Në rrethet e ngushta pranë OSHEE, ai konsideroeht ndër njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut.

Ermal Nufi, një personazh që nuk thotë shumë por vijon të jetë ndër të besuarit e Ballukut. pak ditë më parë ishte në Prokurorinë e Tiranës, për një hetim për korporatën e investimeve.

Albana Koçiu kishte dështim në krye të ministrisë së brendshme, nuk la asnjë rekord. Merr post honorifik, si zv.kryeministre. 

Rikthehet në shtëpinë e vet, Besfort Lamallari. Mendoj se në të gjithë ndryshimet barra më e madhe i bie atij, pasi do të gjendet para një policie të lidhur me krimin dhe të korruptuar. Duhet të menaxhojë të gjithë situatën e segmenteve problematike të policisë.

Sa i përket ndryshimeve, për zotin Ferid Hoxha, e njoh si diplomat karriere. Di që vëllai i zotit Hoxha është një prej personave të dyshuar që lidhet me skandalin e AKSHI.

Për zotin Toni Gogu, mund të them se njihet si pjesë e klanit Veliaj, ndoshta zoti Rama po zbut edhe këtë me Veliajn…

Për zonjën tjetër, Erjona Ismaili, pashë në një podcast, mënyra si ishte qasur ishte qesharake.", tha ndër të tjera Lala. /TPZ

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme