Politika 28 March 2026, 12:55 Nga VNA

Spiropali humb dhe rreshtin e parë në mbledhjet e PS, e ulin krah Zegjine Caushit

Ndaje në Whatsapp

Spiropali humb dhe rreshtin e parë në mbledhjet e PS, e ulin krah

Në pamjet që regjia e Partisë Socialiste ka nxjerrë për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar, duket se gjithçka është menduar me kujdes: kë të tregojë kamera, kë të lërë jashtë dhe… ku të vendoset secili në sallë. Mes këtyre detajeve të kuruara, bie në sy edhe pozicioni i Elisa Spiropalit.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme nuk rezulton të ketë qenë mes figurave kryesore në rreshtat e parë. Përkundrazi, ishte sistemuar diku në fund të sallës, në një rresht të qetë ku shoqërinë ia bënte Zegjine Caushi.

Sigurisht, në politikë vendet në sallë janë gjithmonë çështje “organizimi”. Por ndonjëherë organizimi flet më shumë se fjalimet. Sidomos kur bëhet fjalë për një deputete që pak ditë më parë vendosi të mos paraqitet në seancën ku votohej imuniteti i Belinda Ballukut, duke dalë nga rreshti i disiplinës së grupit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme