Politika 9 March 2026, 13:34 Nga VNA

SPAK zbulon gjurmët e krimit edhe në kriptomonedha: 12.4 milionë euro të sekuestruara, 30 zyrtarë të lartë nën hetim

Ndaje në Whatsapp

SPAK zbulon gjurmët e krimit edhe në kriptomonedha: 12.4 milionë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shënuar një tjetër zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke sekuestruar edhe asete në kriptomonedha.

Sipas të dhënave nga raporti për vitin 2025, SPAK ka sekuestruar kriptomonedha të llojit Tether (USDT) me një vlerë ekuivalente prej 12.4 milionë eurosh, çka tregon se hetimet tashmë po shtrihen edhe në hapësirën digjitale ku shpesh zhvendosen fondet e krimit të organizuar.

Ky zhvillim sinjalizon një rritje të kapaciteteve të hetuesve për të gjurmuar transaksionet financiare edhe në rrjetet e kriptomonedhave, të cilat shpesh përdoren për të fshehur origjinën e parave.

30 zyrtarë të lartë nën hetim

Raporti evidenton se gjatë vitit 2025 janë hetuar 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, duke konfirmuar se goditjet janë përqendruar në majat e administratës publike dhe politikës.

Në listën e personave të hetuar përfshihen:
• 1 zëvendëskryeministër
• 1 ish-kryetar Kuvendi
• 1 ish-ministër
• 6 ish-deputetë
• 6 kryetarë bashkie në detyrë
• 5 ish-kryetarë bashkie

Nga këta, 18 persona janë dërguar në gjykatë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre kanë marrë dënime me vendime të formës së prerë.

Shifrat tregojnë se hetimet e SPAK po prekin gjithnjë e më shumë nivelet e larta të pushtetit, ndërsa për herë të parë në mënyrë të strukturuar janë goditur edhe pasuritë e fshehura në kriptomonedha.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme