Politika 27 April 2026, 12:07 Nga VNA

SPAK thotë se nuk ka presion politik, ndërsa në Kuvend nisin lëvizjet për të kufizuar pezullimin e zyrtarëve të lartë

Ndaje në Whatsapp
SPAK thotë se nuk ka presion politik, ndërsa në Kuvend nisin

Kreu i SPAK iu drejtua sot Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke bërë me dije se deri në këto momente nuk paraqitet një situatë problematike apo presione nga retorika politike që mund të cenojnë kompetencat e institucionit që ai drejton.

Sipas tij, deklaratat politike në vetvete nuk përbëjnë kërcënim për punën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa shqetësimi do të lindte vetëm nëse retorika do të shoqërohej me nisma konkrete ligjore që mund të prekin kompetencat e institucionit.

“Retorika në vetvete nuk përbën kërcënim. Për ta kuptuar se kur do të jetë shqetësuese, është kur do të shoqërohet me situatë ligjore që mund të prekë kompetencat e institucionit. Për momentin mendoj se nuk është problematike. Nëse do kemi ndonjë situatë të tillë, drafte apo projekte ligjore, ne do ngremë zërin dhe do ta bëjmë publik. Këtë mendim dhe shqetësim do ia përcjellim edhe KLP”, u shpreh kreu i SPAK.

Megjithatë, ndërkohë që nga SPAK thuhet se nuk ka ndërhyrje për momentin, në Kuvend kanë nisur iniciativa konkrete që lidhen me ndryshime në legjislacion.

Pas rastit “Balluku”, ku Gjykata Kushtetuese nuk arriti shumicën e nevojshme dhe gjyqtarët u ndanë në një votim 4 me 4 duke rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, deputetë socialistë kanë propozuar ndryshime në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas propozimit, gjykatësi nuk do të mund të vendosë masën e pezullimit nga detyra për disa nga funksionet më të larta shtetërore. Ndryshimi synon që të mos pezullohen nga detyra Presidenti i Republikës, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Avokati i Popullit, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Kjo nismë ka hapur debat mbi raportin mes reformës në drejtësi dhe kufizimeve të mundshme të kompetencave të organeve të drejtësisë për të ndërhyrë ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit.

Ndërkohë, kreu i SPAK nuk komentoi faktin se një zëvendëskryeministre u mbrojt me votë nga Edi Rama. Belinda Balluku nuk u arrestua dhe politika i dha një goditje të fortë drejtësisë. Pas votës erdhi edhe projektligji për ndryshimet në ligj, por Braho zgjodhi të mos i prekë sot këto zhvillime.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme