Politika 30 January 2026, 19:25 Nga VNA

SPAK refuzoi takimin me komisionin “Xhafaj”/ Bardhi: Përpjekje e qeverisë për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme

Ndaje në Whatsapp

SPAK refuzoi takimin me komisionin “Xhafaj”/ Bardhi: Përpjekje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit të SPAK për zhvillimin e një takimi me Komisionin Parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, të cilin e cilëson si “komisioni Xhafaj 2”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se përpjekja e qeverisë për të ushtruar presion dhe intimidim ndaj Prokurorisë së Posaçme ka marrë një përgjigje të prerë nga SPAK. Sipas tij, ky refuzim vjen në vazhdën e asaj që ai e cilëson si përplasje të hapur të qeverisë me sistemin e drejtësisë.

Bardhi rendit disa raste, duke përmendur kundërshtimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, zvarritjen e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, si dhe përpjekjen për të realizuar vizita monitoruese në SPAK përmes deputetëve. Sipas tij, këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.

“Nëpërmjet të ashtuquajturave ‘vizita monitoruese’, qeveria tenton të intimidojë SPAK-un, por ky institucion ka dhënë një refuzim të prerë, duke i konsideruar këto vizita në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese”, shprehet Bardhi në reagimin e tij.

Në fund të deklaratës, Bardhi thekson se, sipas tij, asnjë formë presioni apo intimidimi ndaj SPAK nuk do ta shmangë përgjegjësinë përpara ligjit të kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë.

Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme e ka cilësuar kërkesën për takim monitorues si një veprim në kapërcim të ligjit dhe në kundërshtim me parimin e pavarësisë së institucionit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme