Politika 10 September 2025, 19:18 Nga VNA

SPAK çon dosjen për gjykim, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: “Do çmontojmë çdo akuzë rresht pas rreshti!”

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon dosjen për gjykim, reagojnë avokatët e Erion

Pas dërgimit të dosjes për gjykim nga SPAK, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, reaguan duke mohuar të gjitha akuzat dhe duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë, fakt apo dokument që t’i mbështesë ato. Në reagimin zyrtar, avokatët thonë se në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat dhe asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës; dhe mbi të gjitha, nuk ekziston asnjë provë, fakt apo dokument që të mbështesë akuzat.

Avokatët theksojnë se përkundër përshtypjeve që mund të krijojë deklarata e SPAK-ut, asnjë gjyqtar paraprak apo gjykatë nuk ka shqyrtuar ende ndonjë nga akuzat apo provat në mbështetje të tyre.

“Jemi të shqetësuar nga shpërfillja e normave bazë që udhëheqin zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale në një sistem drejtësie demokratik. Asnjë hetues apo prokuror i pjekur dhe i përgjegjshëm nuk duhet të bëjë deklarata të tilla, pasi kjo shkel prezumimin e pafajësisë dhe tregon ose një keqkuptim themelor, ose një shpërfillje totale të parimeve të drejtësisë penale,” theksojnë avokatët.

Ata shtojnë se, nëse një prokuror mendon se ka “provuar” një çështje sipas standardeve ligjore, kjo është çështje që i takon vetëm gjykatës së shqyrtimit, dhe jo deklaratave publike që mund të ndikojnë tek opinioni publik ose gjykata.

Avokatët e Veliajt bëjnë gjithashtu të ditur se procesi ka karakteristikat e mëposhtme:
ka nisur mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar;
është zhvilluar për të paktën 7 muaj pa autorizim ligjor të vlefshëm;
është mbështetur në hapje të korespondencave private pa autorizim të gjykatës;
ka përfshirë deklarime vetëinkriminuese të marra nën presion;
është drejtuar nga një individ që nuk ka qenë asnjëherë prokuror ligjërisht i Republikës;
ka shkelur afatet hetimore të përcaktuara nga ligji;
ka mohuar të drejtën e mbrojtjes dhe kundërshtimeve ndaj hetimit.

Avokatët theksojnë se z. Veliaj i është caktuar një masë sigurimi që ata e konsiderojnë të jashtëzakonshme dhe disproporcionale, ndërkohë që ai ushtron mandatin kushtetues si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e 160 mijë qytetarëve.

“Ne mbetemi të vendosur të çmontojmë, rresht pas rreshti, çdo pretendim të ngritur mbi këtë proces, jo vetëm për të mbrojtur qytetarin e parë të Tiranës, por edhe për të mbrojtur besimin e qytetarëve te drejtësia dhe rendi kushtetues. Çdo rresht i kërkesës së nisur në gjykatë do të çmontohet aty vetë, bazuar në ligj,” përfundon deklarata e avokatëve të Erion Veliajt.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme