Kronika 23 February 2026, 14:49 Nga VNA

SPAK: “Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, PS kundër arrestimit: “Masat aktuale janë të mjaftueshme”

Ndaje në Whatsapp

SPAK: “Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, PS kundër

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, përfaqësuesit e SPAK deklaruan se situata ligjore e Belinda Ballukut është rënduar ndjeshëm krahasuar me momentin kur u kërkua masa e parë e sigurisë.

Sipas prokurorisë, në fazën fillestare Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg, ndërsa me akuzat e reja të ngritura aktualisht, ajo rrezikon deri në 35 vite burg.

“Në situatën kur iu kërkua masa e parë ndaj znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg,” deklaruan prokurorët.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka dalë kundër kërkesës për arrestim. Deri tani ka marrë fjalën Ulsi Manja, i cili theksoi se masat aktuale të sigurisë ndaj Ballukut janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit.

“Masat që janë në fuqi tani ndaj znj. Balluku janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit,” u shpreh Manja.

Debati në Këshillin e Mandateve vijon, ndërsa pritet që çështja të kalojë për votim në seancë plenare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme