Politika 17 September 2025, 18:06 Nga VNA

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Veliajt me argumentin që ka tre muaj larg zyrës

Ndaje në Whatsapp
Socialistët kërkojnë shkarkimin e Veliajt me argumentin që

Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë u mblodhën pasditen e sotme në selinë e Partisë Socialiste për të diskutuar urdhrin e kryeministrit Rama lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ata vendosën të paraqesin në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, e cila do të mbahet të martën, më 23 shtator, kërkesën për shkarkimin e Veliajt dhe nisjen e procesit për zgjedhje të jashtëzakonshme në kryeqytet.

Si argument për këtë nismë, këshilltarët socialistë do të përdorin mungesën e kryetarit të Bashkisë në detyrë për më shumë se tre muaj, një arsye që i referohet Nenit 62 të Ligjit për Vetqeverisjen Vendore, i cili parashikon shkarkimin për mosparaqitje të pandërprerë në detyrë gjatë kësaj periudhe.

Në mbledhjen e sotme u vendos gjithashtu që kjo iniciativë të niset nga vetë këshilltarët e PS-së, duke mos u bazuar në kërkesën e mëparshme të depozituar nga këshilltarët e opozitës demokratike.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pasi u arrestua me urdhër të SPAK-ut në kuadër të hetimeve për akuza korrupsioni dhe pastrim parash.

Ndërkaq, kryeministri Rama, gjatë Asamblesë së PS-së më 11 shtator, bëri thirrje për nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt dhe për organizimin e zgjedhjeve të reja, duke propozuar si kandidate socialiste për Bashkinë Tiranë Ogerta Manastirliun.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme