Politika 26 September 2025, 21:24 Nga VNA

Sllovakia ndryshe nga Shqipëria miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini, ndalon edhe surrogacinë

Ndaje në Whatsapp
Sllovakia ndryshe nga Shqipëria miraton ligjin që njeh vetëm dy

Në Shqipëri është dorëzuar në Parlament ligji "Për barazinë gjinore", ku ndër të tjera, synohet zgjerimi i konceptit të gjinisë, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, duke hapur shtigje për njohjen e më shumë se dy gjinive. 

Dhe jo vetëm kaq, por prej mëse dy vitesh në vendin tonë lejohet me ligj surrogacia.

Dy nismat tejet avangardë për një vend si i joni. 

Por ndryshe nga Shqipëria, Sllovakia, vend që drejtohet nga një parti zyrtarisht e majtë socialdemokrate, ka miratuar në Kuvend sot, ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe ndalon surrogacinë si dhe birësimit nga çifte joheteroseksualë. 

 Ndryshimi ligjor, i cili u miratua në parlament, gjithashtu kufizon adoptimin vetëm për çiftet heteroseksuale të martuara dhe ndalon shtatzënitë zëvendësuese.

Kritikët, përfshirë Amnesty International, kanë paralajmëruar se ndryshimi do ta bëjë jetën më të vështirë për personat LGBT, duke thënë se e afron sistemin ligjor të vendit më shumë me qeverinë joliberale të Hungarisë ose me Rusinë e Putinit.

Mbështetja e Parlamentit për amendamentin erdhi si një surprizë për vëzhguesit, pasi edhe kryeministri pranoi që të enjten se ai mund të mos miratohet.

Qeveria e Ficos, një koalicion partish populiste, të majta dhe nacionaliste, kishte nevojë për të paktën 90 vota në Këshillin Kombëtar Sllovak me 150 vende për të ndryshuar kushtetutën, megjithatë, në fund 12 deputetë të opozitës votuan me qeverinë.

Kryeministri Robert Fico vlerësoi votimin dhe tha se partia e tij do të pinte një gotë për të festuar suksesin. Ai më parë kishte argumentuar se ajo që ai e quante ideologji liberale po “përhapej si kanceri”.

Video

Teksa në orën 17:00 pritet të nisë seanca e Parlamentit, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protestën e radhës, Policia ka shtuar masat e sigurisë përreth godinës. Parlamenti është rrethuar me kangjella metalike, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e perimetrit të sigurisë gjatë zhvillimit të seancës dhe protestës së paralajmëruar. Nga pamjet në terren shihet një prani e shtuar e forcave të Policisë, ndërsa punonjësit po merren me vendosjen dhe sistemimin e kangjellave në zonën përreth godinës.

Për pak kohë kemi kaluar nga Gysi te Diella…

Nga Reforma në Drejtësi te pazari i 84 votave: si nisi kriza e pagave të magjistratëve.

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme