Politika 20 February 2026, 13:01 Nga VNA

Berisha: Molotovët nuk janë të protestuesve tanë, por “inskenime të Proda­s”; tanët hedhin vetëm fishekzjarre, jo molotovë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Molotovët nuk janë të protestuesve tanë, por

Pak orë para protestës Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët theksoi se protesta e thirrur nga opozita është paqësore.

Ai u shpreh se protesta paqësore është platformë e PD-së.

“Për sa i përket asaj që thonë ata, protesta është paqësore, organizojmë vetëm protesta paqësore. Ne e kemi platformë këtë, po mos ta kishim nuk e thoja unë këtë. Jemi opozitë demokratike, opozita nuk ka banditë të tipit Porda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikante, vrasës si ata.Narko policia të kryejë detyrat se zyrtarët po ia mbathin si minjtë. Ç’mendoni ju se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë thotë ka tre ditë që nuk vjen në shtëpi."

Ai e cilësoi si “akt provokacioni të rëndë” çdo pretendim tjetër dhe shtoi se opozita do të shkojë deri në fitore të plotë. “Këta minjtë që po ikin do kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën. Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë”, vijoi Berisha.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme