Politika 18 December 2025, 12:24 Nga VNA

Skandali i AKSHI-t/ Berisha gjen fajtor vetëm Ergys Agasin, asnjë fjalë për Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqirin

Ndaje në Whatsapp

Skandali i AKSHI-t/ Berisha gjen fajtor vetëm Ergys Agasin, asnjë

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, skandali i AKSHI-t duket se është vepër vetëm e biznesmenit Ergys Agasi dhe jo e drejtoreshës së institucionit, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenit tjetër, Ermal Beqiri.

Në prononcimin për mediat jashtë Kuvendit, Berisha foli për hetimet në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke përsëritur akuzat ndaj Ergys Agasit, ndërsa nuk tha asnjë fjalë për Karçanajn dhe Beqirin, të cilët janë po aq fajtorë në këtë aferë.

“Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore”, tha Berisha.

Nuk dihet arsyeja se pse kreu i PD-së kursehet vetëm te akuzat ndaj Agasit, por skandalet e AKSHI-t nuk mund të bëheshin pa nisur nga drejtoresha, Mirlinda Karçanaj, që sot mësoi edhe masën e sigurisë në GJKKO, dhe biznesmeni tjetër që është në kërkim, Ermal Beqiri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme