Politika 22 December 2025, 16:15 Nga VNA

Skandal gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut: Spiropali i referohet shqiptarëve si pakicë

Ndaje në Whatsapp

Skandal gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut:

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, bëri një deklaratë të fortë për nga përmbajtja dhe formulimi diplomatik. Duke folur për “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, Spiropali i përmendi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri, duke i trajtuar de facto si pakicë.

Deklarata u bë në kuadër të agjendës zyrtare të vizitës dhe nuk u korrigjua apo sqarua në moment, pavarësisht peshës së saj politike dhe simbolike. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 përqind të popullsisë, faktor kushtetues, historik dhe demografik në këtë shtet. Ky status i veçantë është i njohur jo vetëm politikisht, por edhe juridikisht, përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe rendit kushtetues të vendit.

Përdorimi i terminologjisë së “reciprocitetit mes minoriteteve” nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë përbën një devijim serioz nga e vërteta politike dhe historike. Me këtë formulim, shqiptarët zhvendosen nga subjekt shtetformues në objekt diplomatik, duke u barazuar me pakica kombëtare, gjë që bie ndesh me qëndrimet e deritanishme zyrtare të shtetit shqiptar.

Shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë element teknik i diplomacisë dhe as instrument retorik i vizitave zyrtare. Ata janë pjesë përbërëse e trungut kombëtar dhe mbrojtja e statusit të tyre politik përbën detyrim kushtetues dhe moral të Shqipërisë. Çdo relativizim i këtij statusi, veçanërisht nga përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë shqiptare, prodhon pasoja politike dhe dëmton interesin kombëtar.

Deklarata e Spiropalit nuk mund të konsiderohet lapsus i pafajshëm diplomatik. Në kontekstin e një vizite zyrtare në Shkup, ajo merr peshë edhe më të madhe, pasi sinjalet diplomatike të këtij niveli lexohen dhe interpretohen si qëndrime shtetërore. Barazimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me pakicat kombëtare legjitimon narrativa që për dekada kanë synuar të minimizojnë rolin e tyre shtetformues.

Në mungesë të një sqarimi të menjëhershëm, deklarata mbetet e regjistruar si një nga gafat më të rënda diplomatike të kohëve të fundit, e artikuluar jo në një kontekst të brendshëm, por gjatë një vizite zyrtare në vendin ku shqiptarët përbëjnë një nga shtyllat kryesore të shtetit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme