Politika 20 April 2026, 11:39 Nga VNA

“S’ka shprehur shqetësim në grup”, Taulant Balla për mungesën e Elisa Spiropali në votim: Në fund të sesionit bëjmë analizën

Ndaje në Whatsapp
“S’ka shprehur shqetësim në grup”, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me zërat për përplasje mes ish-ministres Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një komunikim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla mohoi që Spiropali të ketë shprehur pakënaqësi në mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së. Sipas tij, në asnjë moment nuk ka pasur ankesa apo shqetësime të ngritura prej saj brenda grupit.

Ai theksoi se Partia Socialiste ndjek një praktikë të rregullt në fund të çdo sesioni parlamentar, ku bëhet analizë e performancës së çdo deputeti. Në bazë të këtij vlerësimi, mund të kërkohet përmirësim në punë apo të merren vendime të tjera për vijimësinë.

Balla nënvizoi se edhe për Spiropalin do të vlejë i njëjti proces vlerësimi, duke shtuar se çdo vendim do të merret pas dorëzimit të raportit përkatës mbi performancën e deputetëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme