Politika 1 October 2025, 22:46 Nga VNA

“Situatë e vështirë”/ Kandidati Hasimja për zgjedhjet në Tiranë: Kushdo që futet në garë do të jetë i papërgatitur

Ndaje në Whatsapp
“Situatë e vështirë”/ Kandidati Hasimja për

Ermal Hasimja, një nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës, thotë se sfida për Tiranën është e vështirë dhe se kushdo që futet në këtë garë nuk do të ketë kohën e duhur për t’u përgatitur. “Situata është e vështirë, kushdo që futet në garë do të jetë i papërgatitur. Situata është e papritur, sot presidenti dekretoi zgjedhjet. Koha është e shkurtër, kjo nuk varet as nga unë, as nga kushdo tjetër”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te debati i brendshëm mbi tipologjinë e kandidatit të opozitës, Hasimja tha se ky është një diskutim i hapur: “Ai diskutimi a duhet figurë e fortë politike – që mund të jetë nga PD natyrisht, apo nga Partia Mundësia – ose një figurë publike jo politike, është ende i pranishëm. Ka raste në rajon dhe në Evropë ku modele të tilla kanë funksionuar.”

Ai solli si shembull përvoja të ngjashme në qytete të tjera evropiane: “I kuptoj dhe qëndrimet në studio. Ka plot raste jo larg Shqipërisë, ku kandidatë të këtij lloji ja kanë dalë me sukses, si në Bukuresht apo në Budapest. Nuk është se nuk ekzistojnë shembuj të tjerë.”

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme