Politika 5 February 2026, 22:07 Nga VNA

Sinjali i hapur i mazhorancës: “Reforma në drejtësi do të rishikohet.” Manja gjykatësve: “Vërini gishtin mendjes!”

Ndaje në Whatsapp
Sinjali i hapur i mazhorancës: “Reforma në drejtësi do

Ulsi Manja doli sot hapur me tezën se reforma në drejtësi duhet rishikuar. Në një intervistë me Grida Dumën, ai nisi të fliste për pagat e gjyqtarëve, por brenda pak minutash kaloi te tema për të cilën kishte ardhur në studion e TCH.

“Çfarë do të bëhet me dosjet e prapambetura? Ka ardhur momenti të hapet ky diskutim. Po shfaqen simptomat e një apatie në sistemin e drejtësisë; në KLGJ dhe KLP ka mungesë transparence në vendimmarrje dhe ata e konsiderojnë këtë si diçka që ndodh brenda shtëpisë së tyre,” tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit “ka ardhur koha për diskutimin e temës: a e kanë shqiptarët këtë drejtësi cilësore që iu premtua në 2016?”

Ulsi Manja, si “specialist i drejtësisë”, bëri para Grida Dumës “zbulimin e madh”: Prokuroria është palë- tha ai - ndërsa drejtësinë e presim nga gjykata që duhet t’i trajtojë në mënyrë të barabartë qytetarët shqiptarë. Pikërisht tek gjykatat zoti Manja sheh dhe dobësinë e sistemit.

“U referohem gjykatave të largohen nga roli i noterit dhe të ngrihen në lartësinë që u ngarkon Kushtetuta. Për gjyqtarët ekziston vetëm prova,” tha ai, duke i paralajmëruar magjistratër prerë nga studio e TCH: “Vëreni gishtin mendjes, se do të ndërhyjmë në sistem.”

Me gjasë, kryetari i Komisionit të Ligjeve ka dashur të përcjellë pikërisht këtë mesazh sot në TCH: që reforma në drejtësi, edhe pse Edi Rama mburret se është vepër e PS-së, ka nevojë për ndryshime. Dhe meqë i kanë votat, mazhoranca duket e sigurt në hapat e saj për ta ndërmarrë këtë akt. Ndaj për këtë PS kishte zgjedhur sot lajmëtar Ulsiun…

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme