Politika 20 February 2026, 20:34 Nga VNA

Simbolika e protestës së 20 shkurtit mbyllet me të njëjtin skenar: Akuza politike, molotovë, ujë dhe gazë lotësjellës, por “busti i Edi Ramës” nuk ra

Ndaje në Whatsapp

Simbolika e protestës së 20 shkurtit mbyllet me të njëjtin

Edhe simbolika e 20 shkurtit e protestës kombëtare të PD, pati të njëjtin skenar si në protestat e kaluara me mbështetësit që u mblodhën para Kryeministrisë, me thirrje kundër qeverisë por pa rrëzuar “bustin” e Edi Ramës. Risi kishte lista e folësve të PD, ku kësaj radhe pati vend për Ermal Hasimjan që doli në foltore pa bashkuar opozitën përmes “Forumit për dialog politik” dhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, e cila ndryshe nga herët e tjera që qëndronte në cepat e protestës, sot u ngjit në podium.

Ata përsëritën të njëjtat akuza për nevojën e rrëzimit të qeverisë dhe shpërndarë të njëjtën mesazh se vetëm të bashkuar arrihet largimi i Edi Ramës.

Në të njëjtën linjë, edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ku përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se mazhoranca përdor krimin për të qeverisur Shqipërinë dhe grabitur shqiptarët. Ai tha se Edi Rama po shkreton vendin dhe i ka kohët e numëruara.

Ende pa përfunduar fjalimin e tij, protestuesit filluan të godasin Kryemnistrinë me fishekzjarre dhe disa bombave të improvizuara molotov. Kjo solli solli reagimin e menjëhershëm të policisë duke hedhur ujë dhe jo gaz lotsjellës. Kjo situatë zgjati pak minuta, ndërsa protesta u zhvendos përballë Parlamentit.

Ndryshe nga herët e mëparshme, Berisha nuk shkoi në zyrë por i priu protestuesve drejt Kuvendit, ku edhe aty skenari ishte i njëjtë. Disa të rinj hodhën bomba molotov dhe dogjën disa kosha mbeturinash. Ndërsa policia hodhi masivisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Sasia e madhe e gazit ka bërë të pamundur faljen e teravive nga besimtarët në xhaminë e Namazgjasë.

Kaq mjaftoi që edhe protesta e katërt e PD të zhvillohej pa asnjë risi në betejën kundër qeverisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme