Politika 16 December 2025, 15:31 Nga VNA

Si vepron Kuvendi kur kërkohet heqja e imunitetit të një deputeti?

Ndaje në Whatsapp
Si vepron Kuvendi kur kërkohet heqja e imunitetit të një

Kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon heqjen e imunitetit për një deputet, procedura në Kuvend ndjek hapa të përcaktuar qartë nga Rregullorja e Parlamentit.

Sapo Kryetari i Kuvendit merr shkresën zyrtare nga SPAK, kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues i përcillen menjëherë për shqyrtim **Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin**, ndërkohë që vihet në dijeni edhe deputeti për të cilin është paraqitur kërkesa.

Këshilli përbëhet nga **9 deputetë**, ku **5 janë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita**. Anëtarët e tij janë:
Bledar Çuçi, Bledi Çomo, Elda Hoti, Niko Peleshi dhe Taulant Balla nga mazhoranca, si dhe Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi nga opozita.

Deputeti për të cilin kërkohet autorizimi njoftohet zyrtarisht për kërkesën dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe për datën kur Këshilli do të nisë shqyrtimin. Ai ka të drejtë të paraqesë shpjegime me shkrim ose gojarisht, të përfaqësohet nga mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime, në funksion të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.

Në përfundim të shqyrtimit, **brenda dy javësh**, Këshilli harton një raport që i paraqitet seancës plenare, ku rekomandohet **miratimi ose rrëzimi i kërkesës** për dhënien e autorizimit për masë sigurie, si arrest në burg, arrest shtëpie, heqje lirie në çfarëdo forme, apo kontroll personal ose të banesës. Ky raport u shpërndahet të gjithë deputetëve.

Shqyrtimi i kërkesës vendoset si **pikë e parë e rendit të ditës** në seancën plenare pasardhëse. Në fillim të seancës, fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk i nënshtrohet diskutimit.

Vendimi përfundimtar merret nga Kuvendi me **votim të hapur**, për dhënien ose mosdhënien e autorizimit të kërkuar nga organet e drejtësisë. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim brenda **3 muajve** nga paraqitja e kërkesës, ajo konsiderohet automatikisht e rrëzuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme