Politika 1 March 2026, 12:40 Nga VNA

Si po e mban BE nën presion Edi Ramën për arrestimin e Ballukut!

Ndaje në Whatsapp
Si po e mban BE nën presion Edi Ramën për arrestimin e Ballukut!

Shumëkush mund të ketë pyetur se pse Edi Rama nuk po e thotë me gojën plot se nuk do të lejojë arrestimin e zëvendëskryeministres. 

Pse nuk merr fund kjo histori, e për çfarë po kërkon kohë kryeministri? 

Nga dita në ditë, bëhet e qartë se ai është mes dy zjarresh: Ballukut që nuk shkon në burg për urdhërat e shefit, dhe Brukselit që është gati t'a ngelë në klasë Shqipërinë nëse SPAK pengohet të godasë në nivele të larta korrupsionin. 

Kryeministri zgjodhi papritur të veprojë të enjten, pasi më herët kish thënë që nuk do t'a pranonte dorëheqjen dhe se nuk kishte asnjë urgjencë. 

Edi Rama dha të enjten një "provë" për Bashkimin Evropian duke i larguar Belinda Balluku nga qeveria, kur SPAK ka kërkuar në fakt arrestimin e saj. 

Edhe pse dita e enjte në vetvete dukej sikur vinte jashtë rendit të brendshëm parlamentar, larg një Seancë plenare, në fakt Edi Rama ishte i detyruar të jepte prova për të premten. 

Jo për Tiranën, por për Brukselin. Aty ku Edi Ramës i kishin kërkuar gjatë vizitës së fundit të lejojë arrestimin e Ballukut. 

BE solli në Tiranë për t'i dhënë zë mesazhit të saj, David McAllister i cili e bëri të qartë: "Balluku është test kritik për Shqipërinë dhe luftën ndaj korrupsionit". 

Nëse të enjten në orët e vona Rama shkarkoi formalisht Ballukun, kjo ndodhi sepse të premten në Bruksel u mblodh COELA (ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së), ku u prezantuar 

Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Grupin 1 – Themeloret. 

Siç pohojnë burimet diplomatike, oferta e Edi Ramës, largimi i Ballukut, nuk i ka mjaftuar disa vendeve anëtare, mes të tjerave edhe të rëndësishmet Gjermani, që duan arrestim patjetër.  

Jo rastësore janë disa sulme që përkrahës qeverisës i bëjnë nivelit të korrupsionit në Gjermani. 

Por e premtja nuk ishte dita e vetme. Të Martën dhe të Mërkurën, mbahet Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë

(Bruksel, 3-4 Mars 2026). 

Vendimmarrja në këtë nënkomision do të tregojë nëse ecim përpara me piketat e ndërmjetme apo ngecim në vend. 

A do ja dalë Rama me lobimin e vetë në kancelaritë evropiane të mjaftohen me largimin e Ballukut nga qeveria, apo do të detyrohet të bëjë atë që kërkohet nga SPAK?

EDI Rama nuk ka thënë as po, e as jo. Ai thjesht ka marrë kohë. Deri kur të mundet. 

Pyetja që ngel është: a është Edi Rama me këmbët në një këpucë prej Ballukut për të djegur rrugën drejt BE?

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme